Hithra është ndër bimët shqiptare me më shumë benefite për oganizimin e njeriut për shkak të shumë sëmundjeve që ajo kuron. Në rubrikën “Bima dhe shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti I bimëve mjeksorë këshilloi përdorimin e kësaj bime për këto benefite:
Ndihmon në daljen nga anemia ( falë vitaminës dhe kripërave minerale), në forcimin e arterieve dhe venave, forcon kockat,nxit urinimin, lufton acarimin e prostates, ndihmon tretjen dhe jashtëqitjen, ul nivelin e sheqerit në gjak, ushqen dhe forcon trurin, ushqen dhe forcon flokun, ndihmon në luftën kundër sëmundjeve reumatizmale dhe i jep lëkurës bukuri dhe elasticitet
Specialisti i bimëve mjeksorë këshilloi disa maska dhe receta me hithër.
Hithra si pastruese e yndyrës së flokëve:
-Në 0.5 litër ujë zieni 2-3 minuta 1 dorë hithra, 2 lugë mollë të egër dhe 1 lugë nenexhik.
-Shplani flokun 2-3 herë në javë
Shplarës për fytyrë të thatë:
-Në 0.5 litër ujë zieni 2-3 minuta 1 lugë kamomil, 1 lugë nenexhik, 1 dorë hithra, 1 dorë hala pishe dhe 1 lugë mente.
-Shplani fytyrën 1-2 herë në ditë
Hithra për forcim flokësh:
-Në 1 litër ujë zieni 2-3 minuta 1 dorë hithra dhe 1 dorë rrënjë hithre, 1 dorë këputje, 1 dorë bliri, 2 fije basani dhe 1 dorë sherebelë
Hithra për stimulim të gjoksit për shtimin e qumështit:
- Më 1 litër ujë zieni për 2 minuta dhe 1 dorë hithra1 dorë tërfil, 1 lugë këputje dhe 1 lugë lule shtogu
- Pini 2 gota në ditë