Meghan, Harry dhe mbretëresha Elizabeth

VIP & Spektakël

Mbretëresha e Britanisë heq foton e Princ Harry e Meghan Markle nga pallati mbretëror

24 Tetor 2019, 20:33| Përditesimi: 24 Tetor 2019, 20:39

  • Share

Mbretëresha Elizabeth II e Mbretërisë së Bashkuar ka hequr një foto të princit Harry dhe gruas së tij, Megan Markle.

Sipas mediave të huaja, u vu re se një foto e vendosur me krenari në sallën e pritjes së pallatit mbretëror, në muajin korrik, tani nuk është më aty.

Në tavolinën e vogël mungon vetëm fotoja e harryt dhe Meghanit, kurse fotoja e anëtarëve të tjerë nuk është prekur.

Atje është ende princi William me gruan, Kate Middleton, si dhe fotoja e dy vëllezërve me uniforma ushtarake. Kjo do të thotë që është hequr vetëm fotoja me Meghan.

Fotoja u zhduk pak kohë pasi Harry pranoi në një dokumentar se kishte mosmarrëveshje me të vëllain dhe se kishin vendosur të ecinin në rrugë të ndara.

Foto nga pallati mbretëror

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?