Jasveen Sangha është shpallur fajtore për vdekjen e aktorit të serialit të famshëm “Friends”, Matthew Perry.
42-vjeçarja e njohur ndryshe si “Mbretëresha e Ketaminës”, ka pranuar akuzat ngritura ndaj saj, përfshirë këtu dhe ato të shpërndarjes në masë të llojit të drogës ketaminë.
Ndërkohë në dosjen hetimore, shtëpia e Sanghas është cilësuar si “treg shitjeje droge” ku dhe u gjetën më shumë se 80 shishe me ketaminë gjatë kontrollit të ushtruar në mars të vitit 2024 së bashku me mijëra pilula që përfshinin metamfetaminë, kokainë dhe Xanax.
Perry u gjet i vdekur në një xhakuzi në shtëpinë e tij në Los Angeles në tetor 2023, dhe një ekzaminim zbuloi se vdekja e tij ishte shkaktuar nga efektet akute të ketaminës.
Sangha fillimisht i mohoi akuzat, por pranoi të ndryshonte deklaratën e saj në gusht, vetëm disa javë para se të dilte në gjyq.
Ajo është një nga pesë personat, përfshirë mjekë dhe asistenten e aktorit, të cilët zyrtarët amerikanë thonë se i furnizuan Perry-t me ketaminë, duke shfrytëzuar varësinë e tij nga droga për fitim dhe duke çuar në vdekjen e tij nga mbidoza.
Ata përfshijnë Dr. Salvador Plasencia dhe Dr. Mark Chavez, dy mjekë që shisnin ketaminë, Kenneth Iëamasa, i cili punonte si asistent i Perry-t dhe të dy ndihmuan në blerjen dhe injektimin e ketaminës tek aktori dhe Eric Fleming, i cili i shiti Perry-t ketaminë që e kishte marrë nga Sangha.
Sangha përballet me një dënim maksimal prej 65 vitesh në burg federal, sipas departamentit të drejtësisë.
Ketamina është një anestetik disociativ që ka disa efekte halucinogjene. Kjo lloj droge mund të shtrembërojë perceptimin e shikimit dhe të dëgjimit dhe e bën përdoruesin të ndihet i shkëputur dhe pa kontroll.
Si pjesë e marrëveshjes së saj për pranimin e fajësisë, Sangha gjithashtu u deklarua fajtore për shitjen e ketaminës një burri të quajtur Cody McLaury në gusht 2019, i cili vdiq disa orë pas blerjes nga një mbidozë droge, sipas departamentit të drejtësisë.
Autoritetet federale akuzuan Sangha-n për furnizim me ketaminë nga "shtëpia e saj e fshehtë" në Hollyëood-in e Veriut që të paktën nga viti 2019, duke pretenduar në një aktakuzë se ajo ka punuar me personazhe të famshëm dhe klientë të nivelit të lartë.
Komente
