Mbretëresha Elisabeth

VIP & Spektakël

Mbretëresha Elisabeth anulon takimin, shfaq probleme me shëndetin

24 Janar 2020, 15:41| Përditesimi: 24 Janar 2020, 15:45

  • Share

Mbretëresha Elisabeth e Britanisë së Madhe ka anuluar takimin e saj vjetor me Institutin e Grave, pasi po kalonte një ftohje.

Ajo pritej të mbërrinte në mbledhjen e Sandringham në West Newton Village Hall në Norfolk të enjten pasdite.

Por një anëtare e ekipit të saj të sigurisë u tha njerëzve që ishin mbledhur për ngjarjen se ajo nuk po ndjehej mirë.

Moderatori i BBC, Huw Edvard, kishte arritur tashmë në vendin e ngjarjes.

Mbretëresha u bashkua me degën Sandringham të ËI në vitin 1943 kur ajo ishte akoma Princesha Elizabeth dhe që nga ajo ditë merr pjesë çdo vit si pjesë e qëndrimit të saj në Norfolk.

Në takim mes prekjes së shumë temave, shijohet çaj dhe ëmbëlsira nën shoqërinë e mbretëreshës.

Foto nga takimi i vitit të kaluar

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?