Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta e dytë dhe ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi

Mbretëresha Elizabet, Berlusconi dhe Pele, kush janë personazhet e 'listës së vdekjes' që parashikohet të humbin jetën gjatë 2022

3 Janar 2022, 18:54| Përditesimi: 3 Janar 2022, 18:57

  • Share

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta e dytë, ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi dhe futbollisti Pele, janë tre nga emrat më të dëgjuar të cilët janë përfshirë në "listën e zezë" të faqes "The Dead List", që ka parashikuar personazhet që do të vdesin gjatë 2022.

"The Dead List" është e njëjta faqe që parashikoi vdekjen e Princit Philip në vitin 2021.

Në krye të listës janë aktori Dick van Dyke, 97 vjeç dhe diplomati Henry Kissinger.

Vitin e kaluar faqja e internetit arriti të parashikojë saktë 12 nga 50 vdekje. Pas vdekjes së Dukës së Edinburgut, lista e vitit 2022 e ka gjetur Mbretëreshën Elizabet në vendit e 12-të, teksa vlen të theksohet se emri i saj është për herë të katërt në këtë listë.

Prezantuesi dhe gazetari Sir David Attenborough, muzikanti Shane MacGowan, aktorja Angela Lansbury dhe ish-prezantuesi amerikan Bob Barker mbeten në listë nga viti i kaluar. Një nga njerëzit më të rinj në listë është komentatori i regbit, Nigel Starmer-Smith, 78 vjeç, i cili është për herë të parë në listë dhe është pozicionuar direkt në vendin e gjashtë.

Fytyra të tjera të reja në listën e zezë të vdekjeve janë prezantuesi televiziv Bill Turnbull, politikani italian Silvio Berlusconi, futbollistët Pele, Sir Bobby Charlton dhe Dennis Law, aktori Michael Gambon, i cili luajti “Eastender Arthur Fowler.”

Çfarë thuhet në faqen e tyre të internetit? Cilat janë rregullat e "Listës së vdekjes":

Kandidatët duhet të jenë mjaft të famshëm në mënyrë që vdekja e tyre të pritet dhe të raportohet nga mediat e Mbretërisë së Bashkuar; kandidatët nuk mund të jenë të famshëm vetëm për faktin se kanë gjasa të vdesin së shpejti dhe se vetëm 25 kandidatë mund të rishfaqen nga lista e vitit të kaluar.

Në vitin 2021, faqja parashikoi me sukses se 12 njerëz do të vdisnin, duke filluar me Princin Philip, i cili ishte numri një në listë dhe ndërroi jetë në muajin prill. Duka i ndjerë i Edinburgut kishte qenë në listën e vdekjeve gjithsej nëntë herë përpara se të vdiste. Pas Princit Philip, Golden Girl Betty White ishte në vendin e dytë në listë dhe fatkeqësisht mbylli sytë natën e Vitit të Ri.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?