Mbretëresha Elizabetë i heq titullin e lartë të nderit producentit Harvey Weinstein...u dënua me 23 vite burg për përdhunim 

18 Shtator 2020, 16:08| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 16:11

  • Share

Harvey Weinstein është shkurorëzuar nga titulli i tij i nderit “Urdhri i Perandorisë Britanike”, një ndër titujt më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar.

Producenti famëkeq u dënua me 23 vite burgim pasi u shpall fajtor për përdhunimin e Jessica Mann në 2013 dhe për sulm seksual ndaj ish-asistent producentes Mimi Haley në 2006.

Njoftimi u bë përmes “The Gazette”, revista zyrtare e qeverisë britanike.

“Mbretëresha ka urdhëruar që emërimi i Harvey Weinstein si Komandant Nderi i Divizionit Civil të Urdhrit më  të Shkëlqyeshëm të Perandorisë Britanike, i cili daton më 29 janar 2004, duhet të anulohet dhe që emri i tij të fshihet Regjistri i këtij Urdhri”, shkruhej në deklaratë.

Weinstein mori titullin e nderit në 2004 për kontributet e tij në industrinë britanike të filmit. Çmimi ishte honorar pasi ai nuk ka shtetësi nga ndonjë prej vendeve të Komonuelthit.

Në 2017, rreth 100 gra, mes tyre dhe aktore të njohura, akuzuan producentin publikisht për sjellje të pahijshme.

Ngjarja u kthye në një fenomen dhe solli në jetë lëvizjen kundër abuzimeve dhe sulmeve seksuale #MeToo (Edhe Unë), e cila më pas u përhap në mbarë botën.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?