Boris Johnson dhe mbretëresha Elisabeth

Mbretëresha Elizabeth i hap dyert e shtëpisë Boris Johnson, e ndihmon pas prekjes nga COVID-i

27 Maj 2020, 20:38| Përditesimi: 27 Maj 2020, 20:57

  • Share

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë i ka hapur dyert e shëtëpisë Boris Johnson, duke kopshtet e Pallatit Buckingham të stërvitet , pasi stërvitja është pjesë e programit pas shërimit nga COVID-19.

Kopshtet e Pallatit Buckingham janë aq të mëdha sa kanë edhe një fushë tenisi, e cila do t’i krijojë kryeministrit Johnson më tepër siguri në krahasim me hapësirat publike. Sipas burimeve në Pallatin Buckingham, edhe kryeministrave të tjerë u lejohet gjithashtu të përdorin kopshtet e rezidencës mbretërore.

Johnson gjithashtu u pa të stërvitej edhe në kopshtet e Lambeth Palace, rezidenca në Londër e Kryepeshkopit të Canterbury. Pallati Buckingham aktualisht është i mbyllur për shkak të pandemisë.

Mbretëresha Elizabeth dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, janë izoluar në Kështjellën Windsor që nga muaji Mars, kur filloi pandemia në Mbretërinë e Bashkuar Në kohë normale, pallati zakonisht mirëpret publikun për një seri festash kopshtesh të organizuara nga Mbretëresha, por të gjitha këto organizime janë anuluar për shkak të situatës.

Boris Johnson gjatë stërvitjes

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?