Mbretëresha Elizabeth ka kryer angazhimin e saj të parë të madh publik që nga vdekja e Dukës së Edinburgut, ndërsa ndoqi hapjen shtetërore të parlamentit.
Princi Philip prej dekadash shoqëroi monarken në këtë ngjarje, e cila nuk ishte veshur njëjtë si vitet e kaluara.
Kjo është paraqitja e parë zyrtare e Mbretëreshës në publik në rolin e saj si kryetare e shtetit jashtë Windsor Castle që nga vdekja e burrit të saj më 9 prill, në moshën 99 vjeçare.
Sidoqoftë, Mbretëresha, 95-vjeçare, ka vazhduar detyrat e saj zyrtare, përfshirë pjesëmarrjen në ngjarje virtuale, që kur mbaroi një periudhë dy-javore e zisë mbretërore
Gjatë fjalimit mbretëresha ka prezantuar më shumë se 25 projektligje të cilat më pas do të dorëzohen nga froni mbretëror në dhomën e sipërme, ose Dhoma e Lordëve.
Pas ceremonisë Mbretëresha u largua dhe filloi një sesion i ri parlamentar. Secila prej dy dhomave vazhdon debatin mbi programin e planifikuar legjislativ për disa ditë. Fjalimi i Mbretëreshës do të votohet nga Dhoma e Komuneve dhe rrallëherë nga ajo e Lordëve.
Tradita për fjalimin hapës në ceremoninë e shtetit, mund të gjenden që në shekullin e 16-të, por ceremonia aktuale daton nga viti në 1852 , kur pallati në Westminster u rregullua pas një zjarri të madh në 1834.
Komente
