Foto nga takimi

Mbretëresha Elizabeth II i rikthehet punës, zhvillon takimin e parë pas infektimit me COVID

7 Mars 2022, 22:38| Përditesimi: 7 Mars 2022, 22:39

  • Share

Mbretëresha Elizabeth II duket se është rikuperuar plotësisht nga COVID-19, teksa i është rikthyer edhe detyrave të saj.

Ditën e sotme ajo ka zhvilluar një takim me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, takimi i parë ky që mbretëresha britanike zhvillon pasi u infektua me koronavirus.

Monarkja 95-vjeçare mirëpriti kryeministrin kanadez në Kështjellën Windsor, ku u fotografua e buzëqeshur ndërsa shtrëngonte duart me kryeministrin kanadez.

Pas izolimit për pak më shumë se një javë pasi rezultoi pozitive me COVID-19, disa ditë më parë Buckingham njoftoi se Mbretëresha ishte shëruar dhe se kishte kaluar kohë me nipërit e saj.

95-vjeçarja rezultoi pozitive me koronavirus më 20 shkurt, vetëm disa ditë pasi Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall-it ishin infektuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?