Mbretëresha Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth përjetoi momente frike, avioni privat nuk ulej dot prej motit të keq! Nesër shënon 70 vjet në fron

1 Qershor 2022, 14:27| Përditesimi: 1 Qershor 2022, 14:30

  • Share

Mbretëresha Elizabeth ishte në udhëtim me avion privat për në Londër kur përjetoi momente frike për shkak të motit të keq. Piloti i avionit të saj qëndroi 15 minuta në ajër sepse nuk mund të ulej në aeroportin e Londrës pasi kishte mot me breshër.

Sapo moti u përmirësua, piloti që kishte udhëtuar ngaAberdeen pas orës 13:00 arriti të bënte ulje të sigurt në RAF Northolt në veriperëndim të Londrës.

Ngjarja u konfirmua edhe nga Buckingham Palace. Mbretëresha Elizabeth II, tani 96 vjeçe, është monarkja më jetëgjatë në historinë britanike. Pas udhëtimit, mbretëresha u kthye në Kështjellën Windsor ndërsa përgatitet për një javë plot festime për të shënuar mbretërimin e saj 70-vjeçar.

Jubileu i Platinumit do të nisë me paradën tradicionale "Trooping the Color" të enjten në qendër të Londrës.

Komento

Komente

  • Makiwa71: 01/06/2022 18:37

    E shkreta mbretneshë ka hek keq tan jetën!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?