Mbreteresha Elizabeth II

Bota

Mbretëresha Elizabeth refuzon çmimin ‘e moshuara e vitit’: Njeriu plaket vetëm kur ndihet i tillë

20 Tetor 2021, 03:52| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 04:07

  • Share

Mbretëresha Elizabeth II e cila së fundmi ka bërë 95 vjeç i është ofruar çmimi i vjetërsisë nga revista “The Oldie” çmimi ‘E moshuara e vitit’. Megjithatrë duket se mbrtëresha nuk ka qenë fort dakord duke pasur parasysh se e refuzoi me finesë duke ua bërë të qartë se nuk ndihej e moshuar.

Njeriu sipas mbretëreshës Elizabeth plaket vetëm kur e ndjen veten të tillë.

Monarkja më e gjatë në vend pritet të shënojë Jubileun e saj Platinum vitin e ardhshëm pas 70 vitesh si Mbretëreshë.

Bashkëshorti  i saj i ndjerë, Duka i Edinburgh, ishte personazhi i cili kishte marrë çmimin 'I moshuar i vitit' në vitin 2011.

Kur Princi Filip fitoi çmimin në vitin e ditëlindjes së tij të 90 -të, ai u përgjigj: "Nuk ka asgjë si ajo që të kujton moralin se vitet po kalojnë - gjithnjë e më shpejt - dhe se copëzat kanë filluar të bien nga 'korniza e lashtë'.

"Por është mirë të mbahesh mend".

Bashkëshorti i Mbretëreshës vdiq në Prill në moshën 99 vjeçare.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?