Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II edhe pse në moshën 94-vjeçare është e pandalshme. Ajo është shfaqur për herë të parë që pas bllokimit prej pandemisë duke hipur mbi kalë në Windsor, në perëndim të Londrës. Sipas CNN, mbretëresha po shëtiste rreth “Home Park”, pranë Kalasë Windsor, gjatë fundjavës, e veshur me një xhaketë jeshile dhe një shall shumëngjyrësh.
Kali 14-vjeçar është i rracës Balmoral Fern, sipas një njoftimi nga Buckingham Palace. Mbretëresha ka qenë prej kohësh e njohur për dashurinë e saj për kuajt e garave dhe është fotografuar rregullisht në kalë gjatë dekadave.
Muajin e kaluar, mbretëresha Elizabeth II mbajti një fjalim të rrallë televiziv nga Kalaja Windsor, në të cilën ajo krahasoi reagimin e publikut britanik ndaj pandemisë me përpjekjet e ushtarëve britanikë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo pasoi një fjalim tjetër, në prill, në të cilin ajo bëri thirrje për unitet përballë pandemisë.
Zgjedhjet jane te lira .Edi Rama ka fituar me vote te lire dhe do te fitoje perseri ,dhe mareveshja eshte e garantuar.
Përgjigju@boston: Rrofte mbreteresha!!