Ushtria ruse

Mbretëria e Bashkuar: 2024 mund të shënojë vdekjen e 500 mijë ushtarëve rus! Rusia: Natën e 5 janarit rrëzuam 4 raketa ukrainase

6 Janar, 16:42| Përditesimi: 6 Janar, 16:47

  • Share

Ministria e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, ka deklaruar se gjatë vitit 2023 numri mesatar ditor i ushtarëve rus të vrarë në Ukrainë është rritur me pothuajse 300.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ministria britanike thekson se numri i ushtarëve rus të vrarë bë Ukrainë mund të shkojë mbi 500 mijë.

“Numri mesatar ditor i viktimave ruse në Ukrainë është rritur me pothuajse 300 gjatë vitit 2023. Nëse numrat vazhdojnë me ritmin aktual gjatë vitit të ardhshëm, Rusia do të ketë humbur mbi gjysmë milioni personel në Ukrainë”,- thuhet në postimin e ministrisë.

Së fundmi, Rusia ka deklaruar se gjatë natës së 5 janarit ka rrëzuar katër raketa ukrainase, të cilat ishin drejtuar mbi Krime.

“Mbrojtja ajrore në detyrë kapi dhe shkatërroi katër raketa ukrainase mbi gadishullin e Krimesë”,- tha ministria ruse e Mbrojtjes

Të dyja palët kanë përshkallëzuar sulmet gjatë ditëve të fundit, ndërsa konflikti po shtrihet në një periudhë prej gati dy vitesh.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?