Dy shqiptarë janë dënuar me 12 vite burg në total pasi autoritetet britanike iu gjetën një sasi kokaine në banesën e tyre.
Bëhet fjale për 2 shqiptarët e identifikuar si A.G dhe B.T, të cilët jetonin në Rivermead në Wakefield.
Sipas mediave të huaja, gjatë kontrollve të policisë britanike në banesën e shqiptarëve në Rivermead, me qëllim gjetjen e emigrantëve të paligjshëm, ata kanë pikasur një dorë të dalë nga një dritare, e cila në ato momente hodhi një çantë në tokë.
Brenda saj ndodheshin 507 gramë kokainë, e cila rezultoi të ishte 90 për qind e pastër.
Ndër të tjera, çanta përmbante gjithashtu një peshore, tha Gjykata e Kurorës së Leeds.
Ndër personat e arrestuar ishte dhe gruaja e A.G.
Mediat britanike thonë se banesa ishte në pronësi të A.G.
Gjatë kontrolleve në banesë, autoritetet kanë gjetur 11,000 paund cash dhe një sasi tjetër kokaine me vlerë mbi 30,000 £ në veshjet e A.G, duke bërë që pesha e kokainës së gjetur në total të shkojë në 841 gram.
A.G nuk ka dhënë komente në dëshminë e tij, ndërsa B.T tha se paratë ishin nga puna dhe pretendoi se nuk dinte asgjë për drogën, por shenjat e gishtave të tij u gjetën në çantën e rënë.
Dy shqiptarët të cilët ndodheshin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, më vonë pranuan se merreshin me trafik kokaine dhe se paratë e gjetura ishin nga veprimtaria kriminale.
Ndaj gruas së arrestuar nuk është ofruar asnjë provë dhe çështja është pushuar.
A.G u burgos me gjashtë vite, ndërsa B.T me gjashtë vite e gjashtë muaj.