Kreu i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, ka njoftuar se shanset që Mbretëria e Bashkuar dhe BE të bien dakord për një marrëveshje të Brexit janë rritur ditët e fundit.
Jean-Claude Juncker është shprehur se nuk ishte i sigurt nëse një marrëveshje mund të arrihej deri në tetor por mund të arrihej deri në nëntor, i cili ka folur për shtypin austriak.
Gjithashtu Ministri i Jashtëm Sir Alan Duncan është shprehur optimizëm se një marrëveshje mund të arrihet përpara dhjetorit.
Britania e Madhe do të largohet nga BE më 29 mars 2019.
Mirëpo bëhet e ditur se ende nuk ka marrëveshje për disa çështje, duke përfshirë se si të shmangen kontrollet e reja në kufirin irlandez.
Gjatë një interviste është pyetur në se a mund të arrihet një marrëveshje në takimin e ardhshëm të liderëve evropianë për 11 ditë, ai u shpreh se:
Ne nuk jemi aq larg, por vullneti ynë është i pandërprerë për të arritur marrëveshje me qeverinë britanike.
Jean-Claude Juncker
Juncker gjithashtu ka përsëritur qëndrimin e tij se mos-arritja e një marrëveshje nuk do të ishte e mirë as për Britaninë dhe as për BE’në.
Zyrtarët e BE dhanë një vlerësim optimist të përparimit në negociatat të premten në mbrëmje dhe raportuan një atmosferë më të mirë në bisedimet mbi kufirin irlandez.
E gjithë kjo ka bërë që sterlina të rritej kundrejt euros dhe dollarit amerikan.
Sipas korrespondenti i BBC në Bruksel, Adam Fleming, ka njoftuar se zyrtarët duket se po shtyjnë të gjithë marrëveshjen që të arrihet në samitin e BE më 17 tetor.