Bota

Mbretëria e Bashkuar, Greta Thunberg do të drejtojë një program radio në BBC

23 Nëntor 2019, 15:56| Përditesimi: 23 Nëntor 2019, 16:07

  • Share

Gjatë sezonit të Krishtlindjeve, ambientalistja suedeze Greta Thunberg do të jetë zëri i ‘Today Radio 4’, një kanal radiofonik i transmetuesit publik britanik BBC që trajtonë tema të tilla si ngjarje, shkencë dhe histori.

Suedezja 16-vjeçare, emri i së cilës është bërë sinonim i luftës kundër ndryshimit të klimës, do të jetë një nga pesë personalitetet e njohura që tradicionalisht marrin përsipër drejtimin dhe prezantimin e programit mes Krishtëlindjes dhe Vitit të Ri.

Bashkë me suedezen do të jenë dhe baronesha Hale e Richmond dhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Grayson Perry.

Në të kaluarën, të tjerë që kanë drejtuar programin radiofonik të BBC kanë qënë Princi Harry, spikeri i Parlamentit britanik John Bercow, aktorja Angelina Jolie dhe astrofizikani Stephen Hawking.

E nominuar për Çmimin Nobel për Paqen, Greta do të intervistojë ekspertët kryesorë në botë për ndryshimin e klimës dhe do të ketë një intervistë me guvernatorin e Bankës së Anglisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?