Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur kundër vendimit të Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë dhe Portugalisë, vende të cilat një ditë më parë njoftuan zyrtarisht njohjen e Palestinës si shtet. Një zëdhënës i DASH e cilësoi vendimin si “veprim kozmetik” dhe si një “diplomacy jo serioze”.
"Ne vazhdojmë t'i japim përparësi diplomacisë serioze mbi mburrjet. Prioritetet tona janë të qarta: lirimi i pengjeve, siguria e Izraelit dhe paqja e prosperiteti për të gjithë rajonin, të cilat nuk mund të garantohen për sa kohë që ekziston Hamasi", tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në kushte anonimiteti, sipas Agence France Presse.
Vendimi i një dite më parë shkaktoi zemërim në Izrael, ku zëdhënësi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oren Marmorstein përmes një deklarate në X tha se ky vendi nuk promovon paqen, por destabilizon më tej rajonin dhe minon shanset për të arritur një zgjidhje paqësore në të ardhmen.
"Ky vendim shkon kundër çdo logjike të negociatave dhe arritjes së një kompromisi midis dy palëve dhe do ta distancojë më tej paqen e dëshiruar", tha ai.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kishte paralajmëruar njohjen e shtetit të Palestinës në muajin korrik nëse shteti izraelit nuk përmbush disa kushte që konsistojnë kryesisht në dhënien fund të luftës në Gaza, pranimin e armëpushimit si dhe të lejojë kalimin e ndihmave humanitare nga OKB për në Rripin e Gazës.
Megjithë, kundërshtinë dhe kritikat ndërkombëtare, Izraeli vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat. Së fundmi, në një raport i një Komisioni të OKB-së, thuhej se Izraeli po kryente gjenocid në Gaza.
Lajm ne perditesim...
Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar Izraelin që të mos ndërmarrë veprime për aneksimin e Bregut Perëndimor, si shenjë hakmarrje për vendimin për të njohur Palestinën si shtet.
Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, e pyetur nga BBC nëse Izraeli do ta përdorë këtë vendim si pretekst për të aneksuar pjesët e Bregut Perëndimor, tha se ia kishte bërë të qartë homologut izraelit se një gjë e tillë është e patolerueshme.
“Ne kemi qenë të qartë se ky vendim që po marrim ka të bëjë me mënyrën më të mirë për të respektuar sigurinë për Izraelin, si dhe sigurinë për palestinezët. Bëhet fjalë për mbrojtjen e paqes dhe drejtësisë dhe, mbi të gjitha, sigurinë për Lindjen e Mesme dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë në rajon për ta bërë këtë. Gjëja më e lehtë për t’u bërë do të ishte thjesht të largoheshim dhe të thoshim se është shumë e vështirë. Ne thjesht mendojmë se kjo është e gabuar kur kemi parë kaq shumë shkatërrime, kaq shumë vuajtje. Ashtu siç e njohim Izraelin, shtetin e Izraelit... ashtu duhet të njohim edhe të drejtat e palestinezëve për një shtet të tyren.”, u shpreh ajo.
Foto: Flamuri i Izraelit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Oren Marmorstein në përgjigje të Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Australisë në lidhje me njohjen e shtetit palestinez tha në një postim në X se deklaratat e tyre nuk promovojnë paqen, por minon shanset për të arritur një zgjidhje paqësore.
"Izraeli e hedh poshtë kategorikisht deklaratën e njëanshme të njohjes së një shteti palestinez të bërë nga Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende të tjera. Kjo deklaratë nuk promovon paqen, por përkundrazi destabilizon më tej rajonin dhe minon shanset për të arritur një zgjidhje paqësore në të ardhmen", shkroi Oren Marmorstein.
"E quajtur nga udhëheqësit e Hamasit si 'frytet e masakrës së 7 tetorit'", vazhdoi zëdhënësi, "deklarata jo vetëm që shpërblen masakrën më të madhe të hebrenjve që nga Holokausti nga një organizatë terroriste që bën thirrje dhe punon për shfarosjen e Izraelit, por gjithashtu konsolidon mbështetjen që gëzon Hamasi.
Është shkatërruese të ndash shtetësinë - një nga çështjet e statusit përfundimtar - nga paqja. Ky vendim shkon kundër çdo logjike të negociatave dhe arritjes së një kompromisi midis dy palëve dhe do ta distancojë më tej paqen e dëshiruar."
"Për më tepër," pohon Marmorstein, "Autoriteti Palestinez nuk ka përmbushur asnjë nga detyrimet dhe kërkesat e tij; nuk ka ndaluar nxitjen ose politikën 'paguaj për të vrarë', as nuk ka marrë masat e nevojshme për të luftuar terrorizmin, siç u demonstrua së fundmi me zbulimin e raketave dhe raketave pranë Ramallahut javën e kaluar. Autoriteti Palestinez është pjesë e problemit, jo zgjidhja.
Kjo është edhe arsyeja pse Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Autoritetit Palestinez dhe u kanë ndaluar zyrtarëve të tij të lartë të hyjnë në territorin e tij. Sidoqoftë, Izraeli nuk do të pranojë asnjë tekst të shkëputur dhe imagjinar që përpiqet ta detyrojë atë të pranojë kufij të pambrojtshëm. Gjestet politike që synojnë audiencat e brendshme vetëm sa dëmtojnë Lindjen e Mesme dhe nuk janë të dobishme. Në vend të kësaj, nëse vendet që nënshkruan këtë deklaratë dëshirojnë vërtet të stabilizojnë rajonin, ato duhet të përqendrohen në presionin ndaj Hamasit për të liruar pengjet dhe për të vazhduar me çarmatimin e menjëhershëm", përfundoi ai.
Komente
