Dy shqiptarë janë dënuar me burg nga autoritetet britanike, pasi u kapën në flagrancë në një ‘shtëpi bari’.
Bëhet fjalë për shtetasit e identifikuar si Zenel Sulaj, 30 vjeç dhe Sali Kadria, të cilët u gjetën brenda një banese, ku ishin të kultivuara 680 bimë kanabisi, me vlerë totale 700 mijë paund.
Bimët e kanabisit ishin kultivuar ndarazi në 3 dhoma. Dy nga tre dhomat përmbanin 169 rrënjë, ndërsa e treta përmbante 344 rrënjë.
Ndërsa impiantet e vendosura për rritjen e kanabisit u vlerësuan të kishin një vlerë deri në 716,100 paund.
Kur policia hyri brenda ‘shtëpisë së barit’, dy shqiptarët tentuan të arratiseshin, por pa sukses.
Gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Cardiff Crown, Sulaj deklaroi se nuk ishte në gjendje të punonte ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të qëndrimit të paligjshëm në vend dhe mungesës së dokumentacionit.
Mbi shqiptarin tjetër, Sali Kadria, rëndonin një sërë akuzash të tjera.
Kadria më parë ishte dënuar për ngacmim seksual të një vajze të mitur, në vitin 2020, ndërsa tani, ai pritet të gjykohet gjithashtu për përfshirjen e tij në një fabrikë kanabisi në pronën industriale Boëen në Bargoed, e cila u zbulua se përmbante rreth 400 bimë kanabisi.
Sulaj u dënua me 14 muaj burg, ndërsa Kadria me 6 muaj burg. Dy shqiptarët pritet të sillen në Shqipëri, ku edhe do të vuajnë dënimin.
Jo vetum denimin ne shqipnin por edhe token e anglis se prek ma. Naten e mire ne liste te zez.
Përgjigju