Mbretëria e Bashkuar, nata më e ftohtë në dy dekada, termometri shënon minus 23 gradë Celsius (FOTO)

11 Shkurt 2021, 14:08| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 14:20

  • Share

Me temperatura që arritën deri në -23 gradë Celsius, Britania e Madhe ka shënuar mbrëmë natën e saj më të ftohtë në dy dekadat e fundit.
Termometri shënoi minus 23C (minus 9.2F) në Braemar, temperatura më e ftohtë e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 1995.

Në Kryeqytet, temperaturat ranë në -5.2 C dhe Skocia pa temperaturat më të ftohta brenda natës me -13C të regjistruara në Edinburg dhe -21.2C në Kinbrace.

'Më parë temperatura më e ulët e regjistruar ishte -23.2C më 30 dhjetor 1995. Më e ulta e regjistruar ndonjëherë ishte -27.2C, më 10 janar 1982, gjithashtu në Braemar.

Në disa zona trashësia e Borës arriti deri në 70 cm ose deri në bel. Parashikuesit e motit paralajmërojnë se bora mund të ndërpresë përkohësisht energjinë në disa komunitete të izoluara rurale dhe të ketë bllokime të rrugëve të transportit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?