Bota

Mbretëria e Bashkuar në përballje 'Pingdemic', vendos si kusht testimin e përditshëm të punëtorëve për të shmangur vetë-karantinimin

23 Korrik 2021, 12:22| Përditesimi: 23 Korrik 2021, 14:08

  • Share

Në një kohë që qeveria britanike po mundohet të parandalojë problemet e furnizimit me ushqim, është marrë vendimi që punonjësit e depove të supermarketeve dhe prodhuesit e ushqimit do të përjashtohen nga rregullat e karantinimit.

Masa vjen pasi numri në rritje i punëtorëve me pakicë që u detyruan të vetëizolohen ka filluar të ndikojë në disponueshmërinë e disa produkteve.

Qeveria tha se punëtorët, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose jo mund të testohen çdo ditë, për të shmangur kështu izolimin.

Masat e reja të testimit do të vihen në praktikë në 15 depot e supermarketeve më të mëdha dhe nga java e ardhshme do të vihet edhe në 150 depo, por nuk do të zbatohen për stafin e dyqaneve të supermarketeve.

Masa e qeverisë vjen ndërsa supermarketet thanë se furnizimi i disa produkteve po ndikohej nga "pingdemic", e cila po pengon stafin të paraqitetet në punë.

Mbretëria e Bashkuar ka arritur një rekord të personave të cilët duhet të vetë-izoloheshin prej të 618,903 njerëzve, pasi kishin qenë në kontakt me një person të infektuar.

Ndërsa disa shitës me pakicë thanë se mund të duhet të mbyllnin dyqanet, duke shtuar frikën për mungesën e ushqimit.

Kjo do të thotë që punëtorët të cilët janë paralajmëruar nga aplikacioni do të jenë në gjendje të vazhdojnë punën nëse testohen negativisht, pavarësisht nëse janë vaksinuar.

Qeveria ka parashtruar planet për të lejuar industri të tjera kryesore në Angli të vendosnin testimin e përditshëm të Covid në vend të vetë-izolimit për një numër të kufizuar të punëtorëve thelbësorë. Në këtë rast, skema do të zbatohet vetëm për punëtorët që janë plotësisht të vaksinuar.

Kjo skemë përfshin punëtorët e sektorit të transportit, shërbimeve të urgjencës, doganat, energjinë, infrastrukturën dixhitale, pastrimit, industrinë e ujit dhe qeverisjes lokale.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?