Dr. Anthony Fauci

Mbretëria e bashkuar vendi i parë në botë që aprovon vaksinën Pfizer, Fauci: veprim i nxituar

3 Dhjetor 2020, 16:37| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 16:41

  • Share

BRITANI E MADHE- Eksperti i shëndetësisë Anthony Fauci ka kritikuar shpejtësinë që Mbretëria e bashkuar ka aprovuar vaksinën e përgatitur nga Pfizer/BioNTech për të luftuar koronavirusin.
Dr Fauci është shprehur se Britania e Madhe nuk e ka kontrolluar të dhënat klinike të Pfizer me aq  kujdes dhe se qytetarët nuk do të kenë besim te vaksina dhe nuk do të duan të vaksinohen.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pranoi një rekomandim nga Agjensia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) për të përdorur vaksinën Pfizer-BioNTech dhe duke e bërë atë vendin e parë në botë që jep miratimin.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?