Kronikë

‘S’kam dalë jashtë shtetit’, SPAK arreston ‘mbretin’ e gabuar të kokainës! GJKKO e liron nga qelia, arrest me burg për bosin e ‘Cinco’ e të tjerët

27 Korrik, 09:54| Përditesimi: 27 Korrik, 15:57

  • Share

TIRANË- Ilir Lloshi u prangos me urdhër të SPAK si pjesë e bandës që trafikoi 6 ton kokainë në Evropë me vlerë 411 milionë euro, por para GJKKO u paraqit pa avokat pasi s’kishte ta paguante. Pas iu gjet një mbrojtës kryesisht gjykata kuptoi se ai ishte arrestuar gabimisht vetëm sepse kishte të njëjtin emër e mbiemër me subjektin e SPAK.

Pas 48 orëve në qeli, GJKKO urdhëroi lirimin e tij. Para trupës gjykuese, Ilir Lloshi tha se nuk ka asnjë lidhje me këto punë dhe madje nuk kishte dalë asnjëherë jashtë shtetit. Ballafaqimi me bashkëpunëtorin e drejtësisë, Erion Alibej dhe krahasimi me foton e ‘mbretit’ të kokainës të shpallur në kërkim, konfirmoi se nuk bëhej fjalë për të njëjtin person që dyshohet si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Kështu, gjyqtari Erion Bani vendosi lirimin e tij nga qelia, ndërsa konfirmoi masat e sigurisë arrest me burg për 3 biznesmenët, vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, bosin e ‘Cinco’-s, Ermir Ndrejaj. Masa e dytë e sigurisë u konfirmua edhe për dy ish-ortakët e tyre, Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj, të cilët ndodhen në qeli edhe për dosjen Plumbi i Artë.

Vëllezërit Hoxhosmani mësohet të jenë shprehur në seancën me dyer të mbyllura se nuk kanë qenë përdorues te SkyECC duke mohuar akuzat, ashtu dhe Ndrejaj, i cili kërkoi dhe masë më të butë sigurie deri në sqarimin e pozitës së tij për shkak se vuan nga një sëmundje e rëndë. Plaurent Dervishaj mësohet të jetë larguar nga salla për të mos pritur vendimin pasi u paralajmërua nga gjykata të mos fliste pa leje.

Grupi është zbuluar jo vetëm nga të dhënat e siguruara nga SkyECC, por edhe deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej. Ndërkohë, Report Tv ka arritur të mësojë përmes burimeve edhe emrin e biznesmenit të shpallur në kërkim, i cili dyshohet se fshihet në Dubai. Bëhet fjalë për biznesmenin Elidon Skëndaj, i njohur dhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj. Ai rezulton pronar i një bar kafeje tek zona e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës si edhe i një kompanie ndërtimi, Erking shpk.

Nga hetimi rezultoi se ky grup ishte aktiv në vitet 2020-2021 në disa shtete europiane, përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Droga fshihej mes konteinerëve, në paleta druri, kuti me banane ose në thasë me kakao.  Vetëm gjatë kësaj periudhe u dokumentuan dhjetëra episode trafikimi e sekuestrimi droge, në total mbi 6 ton dhe kapte vlerën e 411 milionë eurove.

Shumica e drejtuesve jetonin edhe midis vendeve të Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe. Anëtarët e grupit komunikonin në “Sky ECC”. Kur dyshonin se droga do kapej, telefonat i shkatërronin. Por SPAK ra në gjurmët e tyre, pikërisht këto biseda të zbërthyera me ndihmën e francezëve.

Ndreaj u arrestua teksa shijonte rrezet e diellit në një skaf luksoz në Palasë, ndërsa policia ushtroi kontrolle në vilën e tij në jug dhe në një apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë. Po në Palasë u arrestuan edhe vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, ndërsa Ilir Lloshaj u kap në Elbasan.

Nga operacioni u sekuestruan 43,470 euro dhe 5,000 franga zvicerane, si dhe 3 makina, përfshirë një luksoze, Mercedes Benz AMG G63. U bllokua gjithashtu një skaf luksoz, prodhim i vitit 2025. Nga kontrollet u gjetën edhe 2 orë luksi, Rolex dhe Richard Mille, 16 celularë, 19 karta bankare ndërkombëtare dhe të dhëna llogarish të huaja bankare në Dubai, Gjermani, Itali dhe Panama. U sekuestrua gjithashtu një dron profesional, 8 hard disqe dhe pajisje të tjera elektronike të sofistikuara. Në shtëpinë e Artur Hoxhosmanit u gjetën 3 pistoleta pa leje. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genci: 27/07/2025 14:15

    Po ky mir ndrea tu dal foto si seksi boy.. fshatar te mjere! Merru me droge e vidh e grabit e prostitucion Dhe nga ana tjeter nxirr foto si showmen... debil Rri ne burg tashi pjesen me te bukur te jetes.

    Përgjigju
  • Alb: 27/07/2025 10:45

    Kot si lodhen se nuk ja dal as kush

    Përgjigju
    • Alb reply: 27/07/2025 13:49

      Bobo sa gabime ke bere te kjo fjalia...nje fjale nuk ke kapur tamam pupupu

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?