Princi Willian

Bota

Mbreti Charles dhe princesha Kate iu nënshtruan trajtimit të kancerit, princi William: 2024 ishte viti më i vështirë i jetës time

28 Shtator, 16:30| Përditesimi: 28 Shtator, 16:36

  • Share

Princi William gjatë një intërviste mediatike, se viti 2024 ishte viti më i vështirë i jetës së tij. I ftuar në “The Reluctant Traveler”, William foli për vitin 2024, ku gruaja e tij Kate, Princesha e Uellsit , dhe babai i tij, Mbreti Charles III, iu nënshtruan trajtimit të kancerit.

“Do të thoja se viti 2024 ishte viti më i vështirë që kam pasur ndonjëherë. Thuhet se jeta na vë në provë edhe ne, dhe të qenit në gjendje ta kapërcejmë këtë është ajo që na bën ata që jemi”, tha ai.

Kujtojmë që princesha Kate zbuloi publikisht në mars të 2024 se ishte diagnostikuar me kancer dhe se do t’i nënshtrohet kimioterapisë. Kate përfundoi trajtimin me kimioterapi në shtator 2024 dhe katër muaj më vonë, në janar 2025, njoftoi se nuk kishte “më shenja të kancerit”.

Më herët këtë muaj, ajo dhe William luajtën role kyçe në pritjen mbretërore për vizitën shtetërore të Presidentit Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa mbreti Charles është rikthyer gjithashtu në detyrën publike pasi u largua për muaj të tërë vitin e kaluar për t'u përqendruar në trajtimin dhe rikuperimin e tij fillestar. Mbreti dhe princesha nuk kanë zbuluar se për çfarë lloj kanceri janë trajtuar.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?