Mbreti Charles III dhe Camilla

Bota

Mbreti Charles III dhe Camilla vizitojnë ekspozitën e Modës Afrikane

5 Nëntor 2022, 11:17| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 11:22

  • Share

Mbreti Charles III, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Camilla kanë vizituar ekspozitën e Modës Afrikane në Muzeun “Victoria & Albert” në Londër.

Ekspozita vjen në prag të vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Afrikës së Jugut, i cili do të qëndrojë në Londër nga 22 deri më 24 nëntor.

Monarku i ri u takua me kuratorë dhe stilistë të projektit, i cili nxjerr në pah kreativitetin, zgjuarsinë dhe ndikimin global të veshjeve tradicionale dhe bashkëkohore afrikane.

Mbreti, 73-vjeçar, dhe Queen Consort, 75 vjeç, u njohën me kreativitetin nga vendet e Komonuelthit, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Nigerinë, Gana, Kamerunin dhe Ruandën – si dhe pjesë që lidhen me Nelson Mandelën.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?