Mbreti Charles III dhe Camilla vizitë 3-ditore në Francë

20 Shtator 2023, 16:02| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 16:09

  • Share

Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla e nisën vizitën 3-ditore në Francë, 6 muaj pasi u detyruan të shtyjnë udhëtimin e tyre për shkak të protestave të dhunshme në vend.

Ata u përshëndetën nga kryeministrja franceze, Elisabeth Born, në aeroportin e Parisit përpara se të niseshin drejt Harkut të Triumfit në prani të Makro dhe gruas së tij, Brizhit.

Ata do të vendosin një kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur për të "shënuar sakrificat e përbashkëta të së kaluarës.

Çifti presidencial dhe ai mbretëror do të shkojnë më pas me makinë në pallatin presidencial, duke parakaluar në rrugën Shamp Elize.

Presidenti Macron dhe Mbreti Charles do të zhvillojnë një takim dypalësh që pritet të mbulojë tema, duke përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë dhe çështjen e migracionit, pasi ishulli jugor i Italisë, Lampeduza, ditët e fundit u pushtua nga njerëzit që u nisën nga Tunizia.

Mbreti Charles do të jetë i pari mbret britanik që do t'i drejtohet senatit francez në anglisht dhe frëngjisht.

Ai u detyrua të anulojë vizitën e tij shtetërore në Francë pasi trazirat e përhapura filluan në të gjithë vendin duke kundërshtuar reformat e Macronit për moshën e daljes në pension.

 

Lajm në përditësim...

Ora 16:45
Si është marrëdhënia midis mbretit Charles III dhe Macron?

1695221173_fra.jpg

Një zyrtar i pallatit francez Elysee i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Mbreti Charles III dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë një lidhje miqësie të ngushtë dhe shumë besim tek njëri-tjetri.

"Ka një lidhje miqësie të ngushtë dhe besim të plotë, dhe të dy kanë folur shumë herë, veçanërisht gjatë vitit të kaluar", tha një zyrtar.

Ata u takuan për herë të fundit në maj kur Macron udhëtoi për në Londër për kurorëzimin e mbretit. Vitin e kaluar, Macron i dhuroi atij një libër me fotografi që festonin vizitat e Mbretëreshës Elizabeth II në Francë.

Raportet e dyshes janë bërë më të ngushta për shkak të kaluarës së tyre për çështjet mjedisore. Në vitin 2020, Princi i atëhershëm i Uellsit priti Macron në një ngjarje që shënonte 80 vjetorin e Apelit të Gjeneralit De Gaulle dhe të dy u raportua gjerësisht se kishin nisur një bisedë të gjatë për çështjet mjedisore.

Në vitin 2021 në samitin e klimës COP26 në Glasgow, Mbreti dhe Macron pritën së bashku një grup pune për çështjet mjedisore.

Ora 16:32
Mediat franceze fokusohen në 'rinovimin' e marrëdhënieve Britani-Francë

1695220479_jhsad.jpg

Mediat franceze kanë shfaqur një interes të konsiderueshëm për këtë vizitë shtetërore, të cilat kanë shkruar se të dyja palët franceze dhe britanike duan të "rinovojnë" marrëdhëniet dypalëshe.

Adelaide De Clermont-Tonnerre, kryeredaktore e revistës Point de Vue, tha se vizita "vjen në kohën e duhur në një përpjekje për të rindezur miqësinë franko-britanike, e cila është degraduar vitet e fundit".

Ajo shton: “Negociatat pas Brexit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe veçanërisht të ashpra”.

De Clermont-Tonnerre gjithashtu vuri në dukje vërejtjet e bëra vitin e kaluar nga sekretarja e jashtme e atëhershme Liz Truss, e cila tha se "juria ishte ende jashtë" nëse Presidenti francez, Emmanuel Macron, ishte "mik apo armik" i Britanisë së Madhe.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?