Mbreti Charles III

Bota

Mbreti Charles III shtrohet në spital, shkak efektet anësore nga trajtimi për kancerin

28 Mars, 07:24| Përditesimi: 28 Mars, 07:48

  • Share

Mbreti Charles III u shtrua në spital të enjten për shkak të disa efekte anësore që pësoi gjatë trajtimit të kancerit, tha Buckingham Palace.

Pas vizitave Mbreti u kthye në Clarence House, ndërsa bëhet me dije se ka anuluar një turne në Birmingham i cili ishte planifikuar për sot.

Një zëdhënës i Pallatit të Buckingham tha se takimet me tre ambasadorë të enjten u anuluan gjithashtu.

“Nesër, ai do të ndërmerrte katër angazhime publike në Birmingham dhe është shumë i zhgënjyer që i mungojnë ato me këtë rast”, thuhet në deklaratën e pallatit.

"Ai shpreson shumë që ato të mund të riplanifikohen në kohën e duhur dhe u kërkon faljentë gjithë atyre që kishin punuar kaq shumë për të bërë të mundur vizitën e planifikuar", thuhet më tej.

Pallati nuk dha informacione të mëtejshme se cilat ishin efektet anësore të tij.

Pasi pallati publikoi lajmin, një zëdhënëse e kryeministrit Sir Keir Starmer tha se ai "i uron Madhërisë së Tij Mbretit çdo të mirë".

Trajtimi i tij i kancerit është në vazhdim, por Mbreti duket se dëshiron të mos kufizohet nga angazhimet e tij si pasojë e sëmundjes, shkroi BBC. Pallati njoftoi për herë të parë diagnozën e kancerit të mbretit në shkurt të 2024-ës, megjithëse ende nuk dihet se çfarë lloj kanceri ka Mbreti. Ai u kthye në detyra publike prillin e kaluar pas një periudhe trajtimi dhe rikuperimi.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?