Princ Harry bisedoi me mbretin Charles III të hënën (5 Shkurt) për diagnozën e tij të kancerit dhe do të udhëtojë në Britani për ta parë atë në ditët në vijim, sipas një burimi të afërt.
Harry i ka kaluar vitet e fundit në SHBA me familjen e tij, pasi është distancuar nga familja mbretërore, raporton BBC.
Mbreti filloi trajtimin e tij të hënën, tha një deklaratë nga Buckingham Palace. Por, pallati nuk ka konfirmuar se çfarë lloj kanceri ka monarku 75-vjeçar.
Diagnoza vjen pas trajtimit të një prostate të zmadhuar, edhe pse pallati ka deklaruae se nuk ka kancer në prostatë.