Princ Uilliam dhe Mbreti Charles III

Mbreti Charles III u diagnostifikua me kancer, Princ William do të marrë përsipër disa nga detyrat e monarkut

6 Shkurt, 17:27| Përditesimi: 6 Shkurt, 17:28

  • Share

Trashëgimtari i fronit britanik, Princi William i Uellsit, do të marrë përsipër disa nga detyrat publike të mbretit Charles III pasi babai i tij është diagnostikuar me kancer, raporton The London Times.

Sipas gazetës britanike, princi, i cili synonte të bënte disa “pushime” të shkurtra për t’u kujdesur për gruan e tij, princeshën Kate të Uellsit, pasi ajo iu nënshtrua një operacioni në bark, tani është i detyruar të rikthehet në kryerjen e detyrave publike më herët se sa ishte planifikuar.

Buckingham Palace tha më herët se mjekët kanë rekomanduar që mbreti të përmbahet nga detyrat publike gjatë trajtimit të tij, megjithëse ai do të vazhdojë të kryejë punët shtetërore dhe të shqyrtojë dokumentet.

Detyrat zyrtare të monarkut përfshijnë nënshkrimin e ligjeve të miratuara nga Parlamenti.

Vizitat e planifikuara të Charles III në anëtarët e Commonwealth Britanik Australi dhe Kanada, si dhe pjesëmarrja e tij në takimin e liderëve të Commonwealth në Samoa, gjithashtu besohet se nuk d0 të kryhen nga monarku.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?