Mbreti Charles III

Mbreti Charles lll planifikon udhëtimin e tij të parë jashtë vendit! Ja cili është destinacioni që zgjodhi

21 Shtator 2022, 21:41| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 21:40

  • Share

Mbreti i Anglisë, Charles thuhet se ka zgjedhur Francën si destinacionin e parë, pas takimit me Emmanuel Macron në Londër, ku diskutuan për çështje mjedisore. Charles pritet të udhëtojë në Paris muajin e ardhshëm në një turne që mund të përfshijë edhe Gjermaninë.

Mbreti Charles dhe Macron thuhet se ndajnë një “miqësi të ngrohtë” dhe vitin e kaluar ndanë një platformë në Cop26 në Glasgow për të inkurajuar atë që mbreti e quajti një “mundësi të çmuar” për të ndihmuar në shpëtimin e planetit.

Edhe pse ende nuk janë bërë plane për më shumë udhëtime jashtë shtetit, Charles pritet të shkojë në Australi dhe Zelandën e Re në fillim të vitit të ardhshëm, duke nisur kështu vizitat e Komonuelthit.

Zyra e Jashtme, e cila merr vendimin përfundimtar për vizitat mbretërore, thuhet se dëshiron të përdorë fuqinë diplomatike të monarkisë për të përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët e saj kryesorë evropianë pas Brexit.

Monarku i ri britanik do të qëndrojë në zi deri më 26 shtator për vdekjen e nënës së tij, Mbretëreshës Elisabeth.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?