Mbreti Charles dhe ambasadori Uran Ferizi

Mbreti Charles pret në ‘Buckingham Palace’ ambasadorin e Shqipërisë në Britaninë e Madhe

30 Maj, 20:09| Përditesimi: 30 Maj, 20:17

  • Share

Mbreti Charles III ka pritur në një takim në ‘Buckingham Palace’ ambasadorin e Shqipërisë në Britaninë e Madhe Uran Ferizi.

Diplomati shqiptar i ka dorëzuar kredencialet si ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe. Ferizi bën të ditur se zhvilloi një bisedë të ngrohtë për aleancën, vlerat e përbashkëta dhe admirimin e ndërsjellë.

Më tej ambasadori shqiptar shkruan se mbreti Charles III është i prirur për të vizituar Shqipërinë.

‘Sot pata nderin e madh t'i dorëzoj kredencialet e mia, si Ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, para Mbretit Charles III. Ne patëm një bisedë të ngrohtë për aleancën tonë, vlerat tona të përbashkëta dhe admirimin e ndërsjellë. Madhëria e tij është shumë e prirur për të vizituar Shqipërinë. Rroftë mbreti! Rroftë Shqipëria!’- shkruan ambasadori shqiptar.

Uran Ferizi, 42 vjeç u emërua si ambasador i ri i Shqipërisë në Britaninë e Madhe më 24 dhjetor të vitit 2023. Uran Ferizi po ashtu do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Irlandë si ambasadori jo rezident

Mbreti Charles III dhe ambasadori Uran Ferizi

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?