Mbreti Faruk i Egjiptit që u magjeps pas ëmbëlsirave shqiptare

4 Shtator 2020, 11:27| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 11:33

  • Share

1 shekull histori pastiçerie në Shqipëri...U rikthyem pas në kohë, në vitet 1920, ku edhe pse me pak mjete krijoheshin receta të mrekullueshme, ëmbëlsira që vazhdojnë të na pëlqejnë edhe sot.

 Asokohe kishte pak emra të njohura pasticerish, por familja Reka ishte ndër më të pëlqyerat për recetat e vecanta të ëmbëlsirave. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli ‘’ ishte I ftuar Enes Reka i cili tregoi se çfarë pëlqenin shqiptarët, me cilën shije janë rritur brez pas brezi.  Mbërritja deri ne vitin 2020 e këtyre pasurive nuk ishte shume e lehte për familjen e mirënjohur, pasi në kohën e komunizmit u është dashur ti vendosin mes tavanit dhe catisë pjesën më të madhe të objekteve që kontrollet të mos i zbulonin dhe dëmtonin.

Por sot tradita është rikthyer, bashkë me të një pjesë e rëndësishme e recetave si llokumet të cilat kanë një recete 100 vjeçare.

‘’ Një nga recetat e vjetra që bëhet po në të njëjtën mënyrë është edhe ky llokum që ne kemi këtu. Ky llokum përgatitet tamam si një shekull më parë dhe ne nuk kemi ndërhyrë fare dhe nuk kemi ndryshuar absolutisht asgjë. Kjo është një recetë e vjetër, e vecantë, ku të paktën unë nuk e kam hasur në vende të tjera’’ u shpreh pastiçieri Enes Reka.  

Mbreti Zog ishte një klient I rregullt I pastiçerisë, mesa duket kishte një dashuri të madhe për ushqimet e ëmbla, ndërsa pija e tij e preferuar paska qenë lëngu I trëndalit, që preferonte ta pinte çdo mëngjes.

 ‘’ Stërgjyshi ka patur të gjitha ëmbëlsirat e shpërndara gjatë dasmës, aty lindi edhe një lidhje me mbretin Faruk të Egjiptit, ku familja e mbretit Faruk pasi pëlqeu ëmbëlsirat dhe llokumet kryesisht, për dasmën e mbretit porosit rreth 2 kuintal llokume të bëra nga familja jonë ku në atë kohë mbreti solli një fletë lavdërimi, të cilën fatkeqësisht ne sot nuk e kemi për shkak të djegies së dyqanit asokohe por dhuratat e mbretit atëhere I kemi sot e kësaj dite dhe I ruajmë këtu në dyqan. Dhuratat janë ato të vendosura mbi banak të cilat janë të lara edhe me ar.

Ndër të tjera ai tregoi edhe për tortën e famshme të dasmës së Mbretit Zog, I cili midis shumë mundësive për të zgjedhur  pastiçier nga Italia, ia besoi këtë ëmbëslirë të rëndsishme për detajet e një dasme, pasticierit shqiptar, I cili krijoi një ëmbëlsirë të shijshme e plot detaje.

’ Atëherë nuk ka pasur shumë mundësira, për të krijuar por kryesisht është me kremin tradicional që ne përdorim sot e kësaj dite.Ka edhe detaje të Shqipërisë, ka detaje të familjes mbretërore prandaj ndoshta duket edhe e komplikuar’’ tha pastiçieri Enes reka.

D.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Baçi: 05/09/2020 15:50

    Mbreti Faruk ishte dhe vet me origjin shqiptare

    Përgjigju
  • Gjini: 05/09/2020 01:14

    Paska ngren edhe gjyshi im,nga embelsirat e pasticeri Reka. Sepse ka qene truproja i mbretit Faruk.

    Përgjigju
    • Ariu: 18/09/2020 13:47

      I fuste dhe nje te shkepur Faruku gjyshit tat, si truproje qe e kishte.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?