Luis Tejada

'Mbreti' i golave, ish-sulmuesi i Panamasë vdes në fushë në moshën 41-vjeçare

30 Janar, 11:25| Përditesimi: 30 Janar, 11:57

  • Share

Ish-sulmuesi i Panamasë, Luis 'Matador' Tejada, i cili ndihmoi kombëtaren e tij të kualifikohej për herë të parë në Kupën e Botës 2018, ka vdekur në moshën 41-vjeçare, njoftoi Federata e Futbollit të Panamasë (FEPAFUT).

Mediet lokale raportuan se Tejada, 43 golat e të cilit në turnetë ndërkombëtare e bëjnë atë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Panamasë, u rrëzua në fushë teksa luante në një ligë lokale, me gjasë pas problemeve në zemër dhe atakut kardiak.

Federata tha në një deklaratë se Tejada, i cili luajti 108 herë për Panamanë, ishte "sinonim i zhvillimit dhe evolucionit të futbollit në vendin tonë".

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për të afërmit e tij, miqtë dhe gjithë familjen e futbollit dhe sportit panamez në përgjithësi. Nuk do të të harrojmë kurrë Matador”.

Ish-sulmuesi i Panamasë, Blas Perez i cili luajti përkrah Tejadës në sulm për Panamanë dhe që është i dyti pas 'Mbretit' në listën e golashënuesve të kombëtares së tij, shkroi në X krahas një fotoje të dyshes të përqafuar: “Nuk e besoj, partneri im u largua".

 Tejada shënoi dy gola në raundin e katërt të CONCACAF kualifikuese për Kupën e Botës 2018, me Panamanë që do të përfundonte e treta në raundin e pestë dhe do të kualifikohej automatikisht në turne.

Luis Tejada

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?