Mbretëresha e popit Madonna ka pranuar se ka bërë operacione plastike, përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Twitter. Madonna e ka krijuar imazhin e saj të një gruaje të guximshme në jetën reale, por edhe në skenë dhe nuk ka frikë të tregoj të vërtetat e saj në mënyrën më të sinqertë të mundshme, por mesa duket ka diçka që e shqetëson dhe ajo është mospranimi i viteve dhe ndryshimet që ndodhin në fizik. Këngëtarja pranoi që ka bërë operacione plastike pas një sëre komentesh në rrjete sociale që e pyesnin përse ishte ënjtur fytyra e saj në daljen e saj skenike në ndarjen e çmimeve Grammy.
Më pas, këngëtarja postoi një foto të saj me një xhaketë të zezë, bisht dhe një kapele të zezë ku shkroi poshtë fotos “Shikoni sa e lezetshme jam tani që ënjtja nga operacioni është ulur. Lol.”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit.
Natyrisht, këngëtarja nuk ka treguar saktësisht se çfarë lloj operacioni ka bërë dhe kur i është nënshtruar. Kujtojmë se reagimet për paraqitjen e saj të fundit zyrtare ishin intensive pasi shumë e konsideruar një Madonna të panjohur.
“Madonna nuk duket tamam si Madonna. Madona duhet të ndalojë së kryeri operacione plastike dhe të pranojë faktin që po plaket. Është thuajse e panjohshme në këtë pikë”, ishin disa nga komentet kritike që mori për pamjen e saj. Kujtojmë se reagimet për paraqitjen e saj të fundit zyrtare ishin intensive pasi shumë e konsideruar një Madonna të panjohur.