Pamje nga laseri

Mbretëria e Bashkuar vjen me një studim të ri, teknologjia me laser mund të “largojë” rrufetë nga aeroportet dhe stacionet e energjisë bërthamore

17 Janar 2023, 13:47| Përditesimi: 17 Janar 2023, 13:53

  • Share

Një veprim me një laser gjigant pritet të ndihmojë që rrufetë të mos godasin aeroportet dhe stacionet e energjisë bërthamore.

Rrufeja godet Britaninë rreth 300,000 herë në vit, ku rreth 30 deri në 60 njerëz goditen nga rrufeja dhe sipas mediave të huaja raportohen se tre prej tyre vdesin.

Por kërcënimi më i madh është dëmi që goditjet e rrufesë mund t’u bëjnë stacioneve të energjisë elektrike, si në rastin e vitit 2019 që rrufeja shkaktoi ndërprerjen më të madhe të energjisë elektrike në Mbretërinë e Bashkuar gjatë një dekadë, duke lënë pa energji elektrike mbi 1 milion njerëz.

Dhe tani një laser me madhësinë e një veture mund të mbrojë kundër këtyre rrufeve në të ardhmen, duke “tërhequr” rrufetë larg ndërtesave.

Siç bëhet e ditur nga mediat vendase, shkencëtarët lëshuan 1000 impulse drite laser në sekondë nga një mjet rreth 8 metra të gjatë, që peshonte më shumë se tre tonë, duke dërguar rrezet në atmosferë mbi një kullë në Zvicër, e cila goditet nga rrufeja rreth 100 herë në vit.

Kështu, gjatë më shumë se gjashtë orësh të përdorimit të laserit gjatë stuhive midis qershorit dhe shtatorit të vitit të kaluar, studiuesit ishin në gjendje të devijonin katër goditje rrufeje.

Prandaj, mendohet se teknologjia laser mund të ndihmojë në mbrojtjen e infrastrukturës më të madhe energjitike të Britanisë.

Shkencëtarët kanë punuar për të sjelljë këtë  laser për më shumë se 40 vjet, por kjo është hera e parë që vërtetohet jashtë laboratorit.

Të shihje rrufenë duke u devijuar nga pulset laser ishte shumë emocionuese”,  tha profesori Jean-Pierre Wolf, i cili udhëhoqi ekipin pas zbulimit, nga Universiteti i Gjenevës.

Ndryshe, sipas të dhënave, në mbarë botën, rrufeja shkakton deri në 24,000 vdekje në vit.

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?