TIRANË- Lotaria Amerikane tashmë është hapur dhe nisur nga kjo, Ambasda Amerikane ka pasur një mesazh për qytetarët: "Kujdes nga mashtrimet”. Plotësimi i lotarisë së është falas, kështu që asnjë qytetarë nuk duhet të pagujë në qendra interneti apo në vende të ndryshme që vetëofrohen.
“Mbrojeni veten nga mashtrimet: Nuk nevojiten para për t'u regjistruar për Lotarinë Amerikane 2023”, shkruan Ambasada.
Duhet theksuar se aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë, rregull ky që është futur në fuqi prej dy vitesh, pasi aplikimi nuk mund të bëhet vetëm me kartë identiteti. Do jenë rreth pesë javë në dispozicion për të aplikuar, ndërsa kriteri bazë është se aplikanti duhet të ketë mbaruar arsimin e mesëm ose të ketë dy vjet eksperiencë e pune. Për të lexuar kushtet e plota të vendosura nga Ambasada Amerikane mund të klikoni në link-un: https://al.usembassy.gov.
Ndërkohë që qytetarët e interesuar mund të aplikojnë falas në https://dvprogram.state.gov/.
Llotaria Amerikane? cfar llotarie po flet ambasada, nje plan fantastik per shpopullimin e shqiperise, 250.000 aplikime ne nje vend me 3.2 milion banore dhe te varfer nuk eshte normale. Nje vend i varfer nga qeverite e mbeshtetura nga vete SHBA. Refuzoni largimin nga vendi, kerkoni te drejten e jeteses ne vendin tuaj.
Përgjigju