Enea Mihaj kundër Italisë

Sport

Mbrojtësi i Kombëtares gati për hapin e madh, e kërkon klubi i La Ligas

24 Janar, 10:08| Përditesimi: 24 Janar, 10:13

  • Share

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Enea Mihaj mund të transferohet në La Liga të Spanjës, te Celta Vigo. Sipas asaj që shkruan ‘AS’, për futbollistin e Famalicaos ka interesim nga Celta Vigo.

Mihaj ka kontratë me skuadrën portugeze deri në qershor të këtij viti. Kujtojmë që lojtari shqiptar u transferua te skuadra nga Portugalia në vitin 2022 për 200 mijë euro nga PAOK, por tani vlera e tij është 3 milionë euro.

26-vjeçari Mihaj është titullari i padiskutueshëm te Famalicao, pasi ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon. Ai, ka një kontratë me skuadrën aktuale deri me 30 qershor 2025.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?