Sylvinho, trajneri i Kombëtares

Mbrojtësi i Partizanit dhe 'talenti i Londrës', Sylvinho me 2 emra të rinj në Kombëtare

15 Mars 2023, 20:21
  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan me Poloninë në 27 mars, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2024 në grupin E. Përballja e Varshavës do jetë e para për trajnerin Sylvinho në krye të  kuqezinjve.

Braziliani tanimë ka konfirmuar ftesën për Seferin, teksa edhe mbrojtësi i Partizanit Andi Hadroj ka marrë një telefonatë për të qenë pjesë e kuqezinjve. 24-vjeçari nga Puka vijon të jetë pjesë e kuqezinjve, tanimë jo më për miqësore. Mbrojtësi i djathtë ka qenë pjesë e Shqipërisë në tre takime, teksa debutoi tetorin e 2022 në kohën e Edy Rejas. Forma e mirë me Partizanin ka bërë që Hadroj të vijojë të ndiqet nga stafi kuqezi. Ftesa për të tanimë mund të quhet e konfirmuar.

Emri i ri që pritet të jetë risia e Sylvinhos është Anis Mehmeti. 22-vjeçari i lindur në Londër kaloi në janar te Bristol City në Championshipin anglez, duke bërë paraqitje të shkëlqyera. Me tre ndeshje te U-21, fantazisti pritet të jetë basti i Sylvinhos.

Hadroj dhe Mehmeti

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?