Mirlind Daku, sulmuesi i Rubin Kazan dhe Kombëtares

Sport

Mbrojtësi i Rubin Kazan: Mirlind Daku mund të zëvendësojë Lewandowskin te Barcelona

20 Shtator, 09:51| Përditesimi: 20 Shtator, 09:52

  • Share

Mbrojtësi rus i Rubin Kazan, Ilya Rozhkov, beson se sulmuesi Mirlind Daku mund të luajë për çdo klub në Evropë. Rozhkov është një mbrojtës i krahut të majtë dhe është shok skuadre i Dakut te Rubin Kazan. Të premten, ai dha një intervistë të gjatë për median “legalbet.ru”, dhe disa herë dha përgjigje që lidheshin me sulmuesin e Kombëtares.

"Nëse Daku do të transferohej te Barcelona për të zëvendësuar Robert Lewandowskin, ai nuk do të humbiste aspak. Mirlindi është një futbollist që mund të përshtatet në çdo ligë, në Spanjë, Gjermani, Itali. Ai është një lojtar i një niveli shumë të lartë. Mendoj se ai mund të ketë sukses në Evropë", deklaroi Rozhkov.

Rozhkov është i lumtur që Daku nuk u largua nga kampionati rus, përkatësisht nga Rubin Kazan, megjithëse pati interes për të në afatin kalimtar të verës.

“Sigurisht të gjithë jemi të lumtur që Daku qëndroi me ne. Nuk mendoj se ka nevojë për argument se është një nga lojtarët më të mirë në ligën ruse dhe ndër sulmuesit më të mirë", tha ai.

Prej 2023 Daku është pjesë e Rubin Kazan, teksa disa javë më parë rinovoi deri në verën e 2029.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?