Vllaznia

Mbrojtësi mbyll sezonin, Gurishta shqetëson stafin e Vllaznisë

4 Maj 2023, 14:31| Përditesimi: 4 Maj 2023, 14:32

  • Share

Vllaznia luan të shtunë në 15:00 me Kastriotin në transfertë, me ndeshjen që vlen për javën e 32-të në Superligë. Probleme këtë periudhë në Shkodër veç tre ndeshjeve pa fitore, Sedloski ka edhe dëmtimet. Shqetësuese është gjendja e kapitenit Erdenis Gurishta dhe e sulmuesit Bekim Balaj. Nëse sulmuesi pritet të lërë gjithçka pas dhe të jetë në fushë, ndryshe është situata për kapitenin.

Gurishta vuan një dëmtim dhe nuk e ka kaluar ende, me stafin që kërkon ta ketë në fushë në një ndeshje të rëndësishme për zonën evropiane. Si të mos mjaftonte klima jo e mirë në kampionat, edhe mbrojtësi tjetër Geralb Smajli ka mbyllur sezonin pas dëmtimit në gju.

Me Gurishtën në dyshim për ndeshjen kundër krutanëve në "Elbasan Arena", Vllaznia me 42 pikë mban vendin e pestë në elitë dhe është katër pikë larg zonës evropiane, teksa vijon të jetë në garë edhe për Kupën e Shqipërisë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?