Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi është prononcuar për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit në lidhje me qëndrimin e saj mbi listën zgjedhore të PD-së. Edhe pse ajo u la në listën e hapur të Tiranës, është shprehur se ka bindjen që qytetarët do ta votojnë.
Nga ana tjetër Çupi shtoi për gazetarët se ajo ka qenë, sipas saj, në një farë mënyre në ‘listë të hapur’ dhe në 2021 në Dibër ku ka qenë e treta në rradhë.
“Të fitojë Partia Demokratike, të fitojë opozita. Është për vendin, për demokratët, për qytetarët. Unë edhe në 2021, pothuajse kam qenë në listë të hapur, kam qenë e treta në qarkun Dibër, kam bërë betejë elektorale, edhe në Primare jam votuar dhe kam besimin e qytetarëve. Patjetër që do të fitoj. Dua të fitoj programi i opozitës”.-tha Çupi.
Lajmi kryesor:
Flasin të ‘përjashtuarit’ e Berishës/ Tabaku: E meritoja një vend të sigurt, në PD asgjë s’mu fal! Sula: U shkel vota e primareve! Kryemadhi ‘dashuri’ politike: Do votoj Metën
A.Q/SI.E./ReportTv.al