Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor procedimin disiplinor të gjyqtarit të Kukësit, Sami Ujkashi. KLGJ-ja ka nisur me 1 dhjetor 2022 procedurat për shqyrtimin e kërkesës. Sami Ujkashi, i cili nuk është përballur ende me procesin e Vetingut, akuzohet nga ILD-ja për cënim të imazhit të magjistratit dhe cënim të besimit tek sistemi i drejtësisë, pasi ka marrë vendime për ulje dënimi dhe lirim të personave nga burgu në kundërshtim me ligjin si dhe moszbatim të legjislacionit në dy raste ekstradimi. Sami Ujkashi është një emër i njohur në sistemin e drejtësisë për vendimmarrje të paprecedenta dhe të dyshimta.
Emri i tij shfaqet në çështjen e përpjekjeve të oligarkut Bashkim Ulajt për të ndërtuar me çdo kusht dy HEC-e dhe betonizuar për interesa private Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës, një nga perlat natyrore të Shqipërisë.
Gjykata e Administrative të Apelit kishte vendosur ndalimin e punimeve ndërtimore për hidrocentralet e Valbonës si “masë sigurimi padie”, deri në zgjidhjen e çështjes me themel. Bëhej fjalë për hidrocentralet Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës në Tropojë, të kompanisë “GENER 2”, me pronar biznesmenin Bashkim Ulaj.
Por, në fillim të vitit 2018, gjyqtari Sami Ujkashi urdhëroi bllokimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit argumentin se kompania koncesionare ka marrë “në heshtje” nga qeveria një leje të re ndërtimi. Ishte një rast i paprecedentë që një gjyqtar i shkallës së parë bllokonte zbatimin e vendimit të Apelit.
U desh një betejë gjatë gjyqësore dhe një vendim i Gjykatës së Lartë në vitin 2021, për bllokimin e punimeve dhe pezullimin e kontratës për hidrocentralet e Bashkim Ulajt në Valbonë.
Ndërkaq, në 18 tetor 2021, gjyqtari i Kukësit Sami Ujkashi, me kërkesë të prokurorit Xhevahir Lita, ka pushuar të gjitha akuzat për ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi, i cili ‘turpëroi’ dhe u përlesh me 5 policë, duke i shpëtuar arrestimit. Abedin Oruçi akuzohej për 5 vepra penale.
Në qershor të vitit 2022, gjyqtari Sami Ujkashi ka liruar nga burgu Burim Durakun, i cili akuzohet për vrasjen makabre të një shtetasje greke. Ujkashi ka pranuar kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit për arsye humbje e fuqisë së paraburgimit për tejkalim të afateve maksimale hetimore nga koha e përcaktuar në bazë të nenit 261 / 1c / të Kodit të Procedurës Penale. Burim Duraku u arrestua më datë 20.12.2019 pasi kërkohej nga drejtësia greke. Duraku dyshohet se vrau në Greqi në maj të vitit 2010 Artemis Vasilopou.
Në bazë të kërkesës të paraqitur nga mbrojtësi Av. Sokol Tahiraj i Burim Durakut , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka pranuar kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit për arsye humbje e fuqisë së paraburgimit për tejkalim të afateve maksimale hetimore nga koha e përcaktuar në bazë të nenit 261 / 1c / të Kodit të Procedurës Penale.
Burim Duraku u arrestua më datë 20.12.2019 pasi kërkohej nga drejtësia greke.
Gjyqtari Ujkashi ka deklaruar se i ka dhënë para me fajde babait të tij. Në vitin 2011, gjyqtari Sami Ujkashi deklaron se i ka dhënë 80 000 lekë me interes 7 për qind babait të tij, për të blerë një dyqan. Një vit më pas, thotë se babai të tij i ka dhënë 10 000 000 lekë me interes. Ujkashi deklaron 5 shtëpi banimi dhe dhjetëra mijëra euro kurime nga puna si avokat, para se të emërohej gjyqtar.
Në vitin 2012 gjyqtari Ujkashi u dërgua në gjyq nga Prokuroria Tiranës me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike. Ujkashi akuzohej se kur ishte avokat në vitin 2010, kishte ndërhyrë si sekser në Gjykatën e Apelit Shkodër për lirimin nga burgu të një vrasësi i dënuar me 20 vite burg. Sipas akuzës, Ujkashi, me cilësinë e avokatit, ka pranuar shumën prej 50.000 eurosh me qëllim që të ushtronte ndikim të paligjshëm në Gjykatën e Apelit Shkodër. Prokuroria kërkoi një vit burg për Ujkashin, duke u mbështetur në përgjime dhe dëshmi, por Gjykata e Tiranës, në vitin 2013 e shpalli të pafajshëm. Ujkashi u rikthye në sistem dhe mori pagat për gjithë periudhën e pezullimit.
Ky gjyqtar e ka nisur karrierën duke u shpallur në kërkim që më 1993! Ja vijuar vetëm duke akumuluar faula dhe penallti dhe vazhdon të gjykojë çështje problematike për një komunitet të tërë. Hajdeni në Shkodër dhe do t'a gjeni tek klubi në Parrucë së bashku me të shkarkuarën Cufi dhe disa spiunë që u rrinë rrotull.
PërgjigjuShkaterimi qe i eshte bere Valbones nga bandat dhe miljarderet e Sali NON GRATES eshte nje krim i madh qe ne radhe te pare tropojanet nuk duhet tja falin ketij krimineli i cili i vrau, i shkretoi i shkateroi dhe perseri ka gomere qe e votojne.
PërgjigjuPo pse mo edi rama apo saliu apo iliri Jan me te mire se ky... Ky kaq e kishte hapin kaq beri Jo se nuk donte... Kaq I kishte kuotat. Se mos eshte I pari apo I fundit ky... Keshtu Jan te gjithe por Bien mbeshtetjet politike edhe dalin ne pah cdo gje pastaj... Por kur te beht ky komb do na ket mbuluar dheu...
Përgjigju