"Të vetmet armë qe kemi dhe qe duhet t’i përdorim në luftë kundër infeksionit prej koronavirusit janë distanca fizike, distanca sociale dhe masat e tjera të shpallura nga qeveria, të cilat janë shumë të rëndësishme dhe thelbësore”, - tha sot Koordinatori i komitetit tekniko-shkencor të Mbrojtjes Civile në Itali, Agostino Miozzo-duke përsëritur ftesën drejtuar italianëve "për të qëndruar në shtëpi". "Qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur - përsërit ai - ju duhet të jeni të durueshëm dhe të duroni vështirësitë, por është një nga mjetet e forta për te kufizuar infeksionin”.
Mbrojtja civile: Mos sulmoni supermarketet
"Nuk ka nevojë të sulmoni supermarketet për tu furnizuar me rezerva ushqimore. Zinxhiri shpërndarjes ushqimore nuk do të ndërpritet dhe supermarketet gjithmonë do të furnizohen". Ky ishte apeli që nënkryetari i Mbrojtjes Civile dhe koordinatori i Komitetit Shkencor Teknik Agostino Miozzo i drejtoi italianëve.
Lajmi kryesor: