Komisioni i Mbrojtjes Civile në Kukës ka bërë me dije se zjarri në Lakun e Thive dhe Lakun e Mollave është mbajtur nën kontroll ditën e sotme falë ndërhyrjes nga ajri. Megjithatë zjarri nuk është shuar dhe përsëri nevojitet ndërhyrja nga ajri.
“Megjithë punën e bërë nga forcat zjarrfikse të bashkisë Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës për mbajtjen nën kontroll të saj. Si rezultat i ndërhyrjes me Helikopter u rivendos nën kontroll vatra e zjarrit duke i ullur intensitetin zjarrit.
Terreni është shumë i vështirë për të ndërhyrë me forca tokësore, prandaj është e domosdoshme dhe një ndërhyrjes tjetër nga ajri. Helikopteri sot bëri 6 hedhje me ujë.Nga Prefektura Kukes eshte bere kerkese per nderhyrje perseri nga ajri per nesër”, thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
2 barinj shkaktojnë zjarr në Gjirokastër, nga flakët shpërthejnë disa predha të Luftës së Dytë Botërore në Dropull e Memaliaj! Vatër masive në Lezhë dhe Lakun e Mollave, ndërhyhet nga ajri
//ReportTv.al