Fredi Beleri fluks kërkesash në gjykata, para vendimit të Apelit rekurs tek e Larta

17 Qershor, 13:12| Përditesimi: 17 Qershor, 14:52

  • Share

Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka bërë sot sërish rekurs në Gjykatën e Lartë.

Edhe pse është në pritje të një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit avokatët mbrojtës të Fredi Belerit krybashkiakut të zgjedhur të Himarës vijojnë betejën në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rekurs të vendimit të prokurorisë së Vlorës që regjistroj procedimin ndaj tij.

Avokatët Belerit  pretendojnë se Prokuroria e Vlorës dhe ajo e Posaçme kanë keqpërdorur çështjen e dëshmisë së penalitetit për të akuzuarin, i cili sipas tyre është i rehabilituar ndërsa në dëshminë e dorëzuar nga prokuroria ne gjykatë  ai rezultonte i dënuar.

Më 14 qershor, pas një seance që zgjati gati 4 orë Gjykata e Apelit të Posaçëm deklaroi të mbyllur shqyrtimin gjyqsësor dhe do ta shpallë vendimin për çështjen e Fredi Belerit në datë 25 qershor ora 13:00.  Bashkë me Belerin në gjyq është edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.  Beleri dhe Kokaveshi kërkojnë pafajësi për akuzën për blerje votash pasi GJKKO e dënoi me 2 vite  Belerin dhe 1 vit e gjashtë muaj burg Kokaveshin. Vendimi i Kokaveshit është i pezulluar me shërbim prove për tre vjet.

Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga bashkëpunëtori i drejtësisë i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

Më 10 qershor Fredi Beleri, është zgjedhur eurodeputet në Greqi, ku mori 237 mijë vota dhe ishte eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen, ndërsa po i katërti rezulton edhe në listën e 7 deputetëve të dalë nga lista e partisë së kryeministrit Mitsotakis, Demokracia e Re.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?