Kronikë

Mbrojtja e mjedisit, Meta: Të shpallim Vjosën Park Kombëtar! Detyrë e qeverisë dhe e çdo qytetari

7 Qershor 2021, 17:33| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 18:05

  • Share

Në kuadër të ditës Botërore të Mbrojtjes së Mjedisit presidenti, Ilir Meta ka theksuar sërisht domosdoshmërinë e shpalljes së lumit Vjosa në Park Kombëtar.

Meta është shprehur se mbrojtja e mjedisit dhe lumenjve kaq shumë të rrezikuar ëhstë detyrë shoqërisë, qeverisë dhe e çdo qytetari.

“Është detyrë e të gjithëve, e shoqërisë civile, e Qeverisë, por mbi të gjitha e qytetarëve dhe secilit prej nesh, të mbrojmë mjedisin dhe lumenjtë tanë kaq shumë të rrezikuar. Të mbrojmë Vjosën, lumin e fundit të madh e të egër të Europës, që rrjedh tërësisht i pandërprerë nga Malet e Pindit në Detin Adriatik, duke e shpallur atë sa më shpejt, së bashku me Shushicën dhe Bënçën, degët kryesore që e furnizojnë me ujë, Park Kombëtar. Dua të falënderoj të gjithë shkencëtarët vendas e të huaj dhe organizatat mjedisore, që kanë ndërmarrë fushata të palodhura, brenda e jashtë vendit, në mbrojtjen e Vjosës dhe shpalljen e saj Park Kombëtar”, tha Meta.

Rreziqet që i kanosen mjedisit Meta i ka cilësuar si dëm i gjeneratave të ardhshme.

“Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për rreziqet madhore, që i kanosen në mënyrë të veçantë dhe të papranueshme mjedisit në vendin dhe në komunitetet tona. Për fat të keq shohim një rritje të mungesës së papërgjegjshmërisë në marrjen e vendimeve, që jo vetëm nuk e mbrojnë mjedisin, por e shkatërrojnë atë në mënyrë afatgjatë, në dëm të gjeneratave të tëra, duke minuar njëkohësisht zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, por edhe të shumë rajoneve”, vijoi Meta.

Si një nga lumenjtë e egër të fundit në Europë, mbrojtja e Vjosës dhe shpallja e saj në Prak Kombëtar ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve. Një zë i fuqishëm ka qenë edhe mbështetja e aktorit Leondardo di Caprio, i cili vazhdimisht nëpërmjet postimeve ka kërkuar mbrojtjen e lumit Vjosa. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?