Ardian Ismajli në dyluftim me Lewandowskin

Mbrojtja 'futi ujë', Sylvinho kuptoi vlerën e Ardian Ismajlit

26 Mars, 16:47| Përditesimi: 26 Mars, 16:49

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi në dy përballjet miqësore të marsit, duke pësuar katër gola, mos shënuar asgjë dhe duke goditur vetëm një herë portën, kjo me një goditje dënimi nga Nedim Bajrami kundër Suedisë.

Paçka disfatave, kuqezinjvë bënë një autokritikë të nevojshme në humbjen 1-0 kundër Suedisë, teksa loja ishte në nivelin që pritet, teksa ndeshja e humbur me Kilin 0-3 duhet hedhur pas krahëve.

Në qendër të mbrojtjes kuqezinjtë "futën ujë" duke pësuar katër gola. Gjimshiti dhe Mihaj duket se nuk kanë "kimi" mes tyre, me trajnerin që kuptoi se Ardian Ismajli është shumë i rëndësishëm për prapavijën.

27-vjeçari i Empolit vuan një dëmtim dhe mbeti jashtë grumbullimit, ndërsa cilësitë e tij në mbrojtje nuk vihen në diskutim. Titullar në Serie A, Ismajli është ai që do formojë dyshen e qendrës së mbrojtjes së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Reshat: 27/03/2024 14:21

    Po Kumblla pse u la ne stol

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?