Pavarësisht nëse i doni apo i urreni, një gjë është e sigurt: ullinjtë nuk janë vetëm ushqyes, por mbrojnë zemrën dhe nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj.
I pasur me antioksidantë dhe yndyrna të shëndetshme, ullinjtë i ofrojnë organizmit disa përfitime, një prej të cilave është mbrojtja nga sëmundjet kardiovaskulare.
Ndryshe nga frutat, ullinjtë kanë më shumë yndyrë dhe më pak karbohidrate . Vetëm pesë ullinj kanë 88 kalori ndërsa përmbajnë 5 gram proteina, 3 gram fibra dhe 6 gram yndyrë. Në të njëjtën kohë, me këtë sasi keni mbuluar 53% të konsumit ditor të natriumit.
Ato mund të jenë të pasura me yndyrë, por 75% e këtyre yndyrave janë acide yndyrore të pangopura që konsiderohen të dobishme për shëndetin e zemrës duke parandaluar sëmundjet kardiovaskulare .
Gjithashtu, ullinjtë janë një burim shumë i mirë i hekurit, kalciumit dhe bakrit. Marrja e tyre zvogëlon shanset për anemi, ndërsa forcojnë kockat dhe përmirësojnë funksionimin e zemrës. Vitaminat A dhe E janë gjithashtu të dobishme për trupin pasi vitamina A ndihmon për të mbajtur shikimin tonë të shëndetshëm, ndërsa vitamina E përmirëson shëndetin e zemrës.
Ndër antioksidantët që përmbajnë ullinjtë janë polifenolet, veçanërisht oleoeuropeina, përgjegjëse për shijen e hidhur, dhe hidroksitirozoli. Të dyja këto substanca kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore që mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe madje janë në gjendje të parandalojnë dëmtimin e ADN-së të shkaktuar nga kanceri.Së fundi, ato mund të ulin presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit.
Acidet yndyrore të pangopura, sipas provave kërkimore, zvogëlojnë inflamacionin e lidhur me obezitetin dhe gjasat e zhvillimit të aterosklerozës, një gjendje që mund të çojë në hipertension dhe një rrezik në rritje të goditjes në tru. Ato gjithashtu pengojnë oksidimin e kolesterolit të keq LDL, një proces i lidhur me akumulimin e pllakës aterosklerotike.