KUKËS- Ka nisur vaksinimi i stafeve mjekësore në Kukës, ku kanë mbërritur 260 dozat e para. Nga qyteti verilindor, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino paralajmëroi ashpërsim të masave nëse trendi i infektimeve vijon të rritet.
Bino deklaroi se situata në vend është shqetësuese dhe paralajmëroi ashpërsim të masave.
Bino tha se ngushtimi i fashës orare dha një efekt të vogël në uljen e shifrave të personave të prekur nga COVID, dhe shtoi se të hënën e ardhshme do të rishikohet si po ecën situate dhe do të merren masa përkatëse për sipas llojit të evoulimit të pandemisë.
Në pallatin e sportit në Vlorë prej një jave vaksinohen stafet mjekësore të gjithë rajonit të jugut. Këtë të premte u paraqiten mjekët dhe infermieret e Tepelenës, Përmetit dhe Sarandës. Pamjet tregojnë qartë radhët e gjata, ndërsa bluzat e bardha nuk respektojnë distancimin social.
Dje ka nisur procesi i vaksinimit anti-COVID në qytetin e Beratit, për mjekët dhe infermierët e më pas për moshat mbi 80-vjeç. Ndërkohë në Shkodër është përmbyllur procesi i vaksinimit për bluzat bardha ku në total janë kryer 2500 vaksinime, ndërsa ka nisur vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç.
Deri tani në Shqipëri janë kryer 10.135 vaksina në disa qytete të vendit, shumica te bluzat e bardha, të moshuarit nëpër shtëpitë e të moshuarve bashkë me kujdestarët e tyre, disa personalitete dhe dhjetra të tjerë mbi moshën 80 vjeç. Në total që prej janarit në Shqipëri kanë mbërritur 17 mijë doza të vaksinës Pfizer. Ndërkohë pak ditë më parë në vendin tonë mbërritën dhe 8190 të tjera të vaksinës Pfizer.
‘Situata e COVID është shumë shqetësuese dhe duhet të zbatohen më përpikmëri masat e përcaktuara për parandalimin e pandemisë së koronavirusit’
Kështu bëri më dije shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino nga qyteti i Kukësit, teksa ishte e pranishme, pasi nisi sot procesi i vaksinimit për bluzat e bardha në këtë qytet.
Bino tha se ngushtimi i fashës orare dha një efekt të vogël në uljen e shifrave të personave të prekur nga COVID, dhe shtoi se të hënën e ardhshme do të rishikohet si po ecën situate dhe do të merren masa përkatëse për sipas llojit të evoulimit të pandemisë.
Bino nënvizoi faktin se duhet të evitohen grumbullimet dhe njerëzit të mos ulen shpesh nëpër kafene pasi janë burim infeksioni.
‘Procesi i vaksinimit nisi në Kukës me mjekët infermierët e spitalit dhe qendrave shëndetësore, Kukësi do të jetë një pikë e rëndësishme vaksinimi për personelin shëndetësor por ndoshta dhe më tej dhe për Hasin dhe Tropojën dhe për tu shtrirë më tej dhe pas në të gjitha bashkitë dhe në të gjitha qendrat shëndetësor. Ky është hap i parë personeli shëndetësor, pastaj do të vijojë me grupet e tjera. Ky proces nuk do të ketë ndërprerje sipas dozave dhe vaksinave që do të vijnë. Të gjitha vaksinat janë vaksina të sigurta të cilat janë të aprovuara nga agjenci të rëndësishme me reputacion ndërkombëtar dhe që janë aprovuar edhe nga agjencia jonë e barnave. Ne jemi këtu ISHP shkon në çdo ven diku fillon vaksinimi. Kemi vaksina të sigurta dhe proces vaksinimi të sigurt. Numri i personave të prekur është shqetësuese. Situate po ndiqet, dhe natyrisht do të merren masat përkatëse sipas situatës.
E rëndësishme është që njerëzit të evitojnë grumbullimit, të mbajnë maskat të mos ulen shumë shpesh nëpër kafe dhe lokale pasi ato janë vende infeksioni. Kemi të bëjmë me një sëmundje infektuese tepër ngjitëse. Mund të ngjasoj me gripin por është shumë më ngjitëse se gripi, por edhe shumë më vdekjeprurëse se gripi. Kjo ka vend për përmirësim dhe ne shtyjmë që të ketë vend për përmirësim dhe këto masa të zbatohen. Vetëm një zvogëlim i vogël i orës solli ulje të vogël të numrave. Natyrisht situate është serioze, numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim apo edhe numri i vdekjeve janë një kambanë alarmi dhe duhet të zbatohen masat. Nëse ne fund të javës, të hënën tjetër ne do të shohim sesi po ecën situata gradualisht dhe do të merren masat përkatëse sipas llojit të evoluimit të pandemisë në vendin tonë.’- tha Bino.
Vijon fushata e vaksinimit kundër COVID-19 i bluzave të bardha. Pas Tiranës, Shkodrës, Korçës, Elbasanit edhe Gjirokastrës vaksinimi nisi ditën e sotme edhe në një disa qytetet të tjera të Shqipërisë, Vlorë, Tepelenë, Lushnje, Përmet edhe Sarandë.
Vaksinimi do të kryhet në Pallatin e Sportit në qytetin e Vlorës.
Megjithatë edhe përse janë mjekë, ajo çka vihet re janë grumbullimet e shumta pa respektuar distancimin social, një ndër masat kryesore anti-COVID. Vetëm pakica shihet me maskën mbrojtëse.