Monumenti i Skënderbeut në Tiranë i mbuluar

Politikë

Mbulimi i monumentit të Skënderbeut, Rama: Po merren format, një kopje e tij do jetë në Paris! Kua-kua-kuatë mallkime për tradhti kombëtare

9 Mars, 18:52| Përditesimi: 9 Mars, 19:59

  • Share

Kryeministri Rama, ka zbuluar arsyen e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë, i cili prej disa ditësh është i rrethuar me skela.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se arsyeja e mbulimit është për shkak të marrjes së formave të monumentit për realizimin e një kopje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris.

Rama ka deklaruar se ky mbulim i monumentit është cilësuar nga ajo që ai e cilësoi si 'këneta sociale', si një tradhti kombëtare.  

‘Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale për psenë e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe formulohen mallkime për tradhti kombëtare, bazuar në akuza për konspiracion kundër Atletit të Krishtit në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit. Arsyeja është shumë e thjeshtë, po edhe e bukur në këtë rast. Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris.

Po po, e lexuat mirë, pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij. Punë ditësh dhe skela do të hiqet, kështu që edhe atdhetarët zemërtrazuar që llokoçiten në kënetën e kua-kua-kuave do të mund të çmallen me kalin e Skënderbeut dhe do t’u duhet të gjejnë një tradhti tjetër’, shkruan ai.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hamzai: 11/03/2025 12:29

    SI per koinçidence ky "mbulimi" perkon me Ramazanin.Nuk duket I çuditshem ky fakt?

    Përgjigju
  • Skenderbeu: 10/03/2025 20:52

    Zoti kryeminister me mire thuaj te verteten qe kopjen do e lesh aty dhe po dergoni orgjinalin ne Paris. Nuk late me gje te ketij vendi po ia zhvat.

    Përgjigju
  • Labi: 10/03/2025 10:12

    Ore,po xhamine e madhe e bene keta?!C mut duan te dalin ne shesh..te hapin edhe xhamite e tjera per falje.Po duan te duken si taborre n fushe beteje.E bejne gjithandej ne boten e qyteteruar.Ikni e pirdhuni

    Përgjigju
  • Skanime 3d: 10/03/2025 09:55

    ne epoken ku jetojme eshte shume me e thjesht edhe efikase duke bere nje skanim 3D te objektit brenda 30 Min por ktu ka dicka qe nuk shkon ...

    Përgjigju
  • Thomi: 10/03/2025 07:40

    Ore ato format si do meren? Sepse me ate mbulimin ne masen qe eshte nuk futet dot nje person brenda, aq e ngushte eshte. Leri ato zoti Kryeminister. Pune dites eshte fundi i Ramazanit.

    Përgjigju
  • Iris: 10/03/2025 03:53

    Duhet te dilnit me nje deklarate sqaruese para popullit,para se t'a mbulonit e para se te fillonin spekullimet,s.d.q,e mbuluat qe e mbuluat,jepini nje te pastrim te thelle sic i dhane statujes se lirise ne NY.Gjithe ato vite tymra,gazra,pluhur,shira acide,pastrojeni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?