Hashim Thaçi mbush sot 57- vjeç dhe mes urimeve që ka marrë, nuk ka munguar edhe një urim nga kyeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka zgjedhur ta urojë ish-presidentin e Kosovës me fjalët: “Edhe 100 komandant!”
Urimi është shoqëruar me një foto të Thaçit të veshur me uniformë ushtarake.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë nën akuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.
Komente
